Bordi i Përkohshëm dhë aksionari vlerësojnë lartë performancën e shkëlqyer të KEK-ut

Me autroizimin e lëshuar nga z. Blerim Kuqi, Minister i MEA, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK sh.a. është mbajtur mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit, kjo mbledhje përbën takimin më të rëndësishëm të korporatës në të cilën shqyrtohen dhe miratohen dokumente të rëndësishme dhe strategjike për ndërmarrjen.

Në këtë takim janë miratuar Raporti i Auditorit të pavaruar për pasqyrat fianciare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menxhmentit për periudhën e njejtë.

Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të qeshtjeve të theksuaura në raport. 

Bordi i Përkohshëm dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të menaxhmentit, por njëkohësisht kërkuan shtim të përpjekjeve për tejakalim të pengesave dhe vështirësive aktuale dhe vazhdimin e trendit të performncës së mirë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë