Njoftim me rëndësi për banorët e Tërstenikut, Vërbocit e Shtuticës

Njoftim nga KRU “Pastrimi”

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se kryerja e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave, nuk është kryer sipas orarit të rregullt gjatë ditës së sodit (16.09.2020), për arsye të defekteve në automjete të kompanisë “Pastrimi”.

Shërbimi nuk është kryer në zonat kadastrale; Vërboc, Shtuticë dhe në disa lagje të fshatit Tërstenik, përkatësisht në lagjen Gjoka, Kukaj, Arllati dhe Dvorani.

Shërbimi për grumbullimin e mbeturinave në ekonomitë familjare do të kryhet gjatë javës në vazhdim dhe një pjesë në fundjavë e vikend.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë