Komuna e Drenasit ndër komunat e para që së shpejti do realizojë pilotimin e projektit “Kompostimi Shtëpiak”

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka mbajtur takimin me grupit punues, ku kanë diskutuar për koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve të parapara në projektin për kompostimin shtëpiak.

Në këtë takim, është diskutuar për qëllimin që ka implementimi i këtij projekti në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që deponohen, përmes ndarjes së mbeturinave, që do të shkojnë për kompostim. Po ashtu grupi punues ka diskutuar edhe për profitet ekonomike për përdoruesit e kompostimit përmes prodhimit të plehut organik si dhe edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve mbi praktikat e ndarjes së mbeturinave në burim.

Ky projekt mbështet nga organizata gjermane GIZ në bashkëpunim me organizatën Green Art Center dhe Komunën e Drenasit dhe ka për qëllim që së shpejti të fillojë pilotimin e projektit të kompostimit shtëpiak (ndarja e mbeturinave organike) në 322 ekonomi familjarë të Drenasit II.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka theksuar se Komuna e Drenasit së bashku me organizatën gjermane GIZ, pas realizimit të këtij pilot projekti, do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera në shtrirjen e kompostimit shtëpiak, i cili është shumë i rëndësishëm për ekonomitë familjare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë