Kalaja e Vuçakut është bërë atraksion për turistët

Të rinjtë e Drenasit sot patën mundësinë të shohin nga afër Kalanë e Vuçakut dhe të mësojnë më shumë rreth pasurisë kulturore që ka komuna jonë.

Ky aktivitet i realizuar në kuadër të Javës së Rinisë nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal u mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Bashkë me të rinjtë në kala ishte edhe drejtoresha për Kulturë Rini e Sport, Shqipe Zogaj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë