Zemaj flet për vendimin për dasmat: Mos lejoni keqinterpretime
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, është deklaruar në lidhje me konfuzionin e krijuar pasi u bë e ditur se nga një korriku do të lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, transmeton IndeksOnline.
Sipas tij është krijuar keqinterpretim dhe se ai si ministër nuk i ka marrë këto vendime, pasi që kur ka marrë pozitën vendimet vetëm se kanë qenë të marra, por se MSh së bashku me IKShPK-në, i kanë adresuar këto vendime.
Ai tutje kërkoi që të gjithë t’i referohen manualit të prezantuar ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ai foli dhe për lejimin që i është bërë aeroportit të Prishtinës për të operuar, duke shtuar se tutje cdo vnedim aty varet nga Ministria e Infrastrukturës dhe sqaroi se bashkatdhetarëve vetëm iu është rekomanduar se para nardhjes në Koosvë të bëjnë testin për të vërtetuar nëse janë të prekur apo jo me Covid-19.
Zemaj këto deklarata i bëri teksa ishte në një vizitë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.