Dy raste me virus në Drenas, Lladrovci jep detaje!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot janë shënuar dy raste me virusin COVID-19.
Kryetari Lladrovci ka shkruar se dy të infektuarit janë raste kontakti në Prishtinë. Ai ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme që këto raste të vetëizolohen.
Postimi i tij i plotë në fb:
Qytetarë të nderuar të Drenasit,
Sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam për dy raste me virusin COVID-19 në komunën tonë. Të infektuarit janë nga Tersteniku dhe Verbovci, raste kontakti nga PTK dhe Ujësjellësi Rajonal KRU Prishtina. Pas njoftimit nga IKShP, ne do të ndërmarrim masat e nevojshme që këto raste të vetëizolohen.
Siç keni treguar deri tani disiplinë në zbatim të masave preventive kërkoj nga ju që edhe me tutje t’i respektoni masat e Ministrisë së Shëndetësise dhe rekomandimet e IKShP-së lidhur me pandeminë.
Me kujdes, pa panik!