Njoftim për bizneset lidhur me grantet e lancuara nga MZHR-ja

Ministria e Zhvillimit Rajonal, la lansuar thirrjet për grante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për shkak të pamundësisë për mbajtjen e sesioneve informuese me biznese në Komunën e Drenasit, gjeni udhëzimet e poshtëshënuara për aplikim në mundësinë e fitimit të granteve.
Për çdo informatë mund të drejtoheni edhe në Komunën e Drenasit, përkatësisht në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.
https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/, Ministria e Zhvillimit Rajonal për ndërmarrjet e vogla, dhe të mesme (MSME).
Qëllimi i skemës së granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ PZHRB 2020″ është të tërheqë idetë më inovative në krijimin e punësimit për ndërmarrjet e vogla, dhe të mesme (MSME).
Objektivat specifikë të kësaj thirrje janë:
– Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë,
– Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;
– Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.
Granti do të ndahet në tri LOT, si vijon,
i) Pako aplikimi për LOT 1 (start-up) nga 2,000.00 deri në 5,000.00Euro.
Shtojca A1 Formulari i aplikimit (Plotësohet vetëm online përmes)
https://smaed-online.rks-gov.net/
Shtojca B1 Buxheti
Shtojca C1 Deklarata me shkrim nga aplikanti e nënshkruar
ii) Pako aplikimi për LOT 1, (Biznes ekzistues) nga 2,000.00 deri në 5,000.00Euro.
Shtojca A2 Formulari i aplikimit (Plotësohet vetëm online përmes
https://smaed-online.rks-gov.net/
Shtojca B1 Buxheti
Shtojca C1 Deklarata me shkrim nga aplikanti e nënshkruar
iii) Pako aplikimi për LOT 2, (Biznes ekzistues) nga 5,001.00 deri në 15,000.00Euro.
Shtojca A3 Formulari i aplikimit
https://smaed-online.rks-gov.net/
Shtojca B1 Buxheti
Shtojca C1 Deklarata me shkrim nga aplikanti e nënshkruar
iv) Pako aplikimi për LOT 3, (Biznes ekzistues) nga 15,001.00 deri në 30,000.00Euro.
Shtojca A4 Formulari i aplikimit
https://smaed-online.rks-gov.net/
Shtojca B1 Buxheti
Shtojca C1 Deklarata me shkrim nga aplikanti e nënshkruar
Data e fundit për aplikim është 20.05.2020, ora 16:00.
Këtu mund ta gjeni edhe linkun në të cilën gjinden të gjitha aplikacionet si dhe udhëzuesit përkatës https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/