Dyshohet se një person i armatosur hyri në një shtëpi në Komoran, policia jep detaje

Dje, pak para mesnatës është raportuar se një person i dyshuar, i armatosur ka hyrë në një shtëpi në Komoran dhe sipas ankuesit i dyshuari mund të ndodhet ende aty.
Pas kësaj, policia me njësitet kompetente te saj ka reaguar në lokacion dhe ka kryer kontrollin e nevojshem në atë objekt, mirëpo nuk është gjetur ndonjë person i dyshuar brenda objektit.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eshte inicuar rasti “vjedhje e rëndë” për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.