Nga 10 mostrat e marra, asnjë rast me koronavirus në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sonte bëri të ditur se nga 10 mostra të marra sot në familjen e rastit të fundit të infektuar me COVID-19 nuk ka asnjë rast pozitiv.
Jashari përmes Facebookut kërkoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm.
Shkrimi i plotë:
Lajm i mirë!
Të dashur qytetarë,
Nga 10 mostra të marra sot në Skenderaj, në familjen e rastit të fundit të infektuar me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që nuk kemi asnjë POZITIV.
Pra fatmirësisht falë disiplinës që po tregoni jemi afër për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.
Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë.
Bashkë do t’ia dalim!