Barnatorja “Dea” përkrah stafin komunal me masa mbrojtëse

Barnatorja “Dea” në Drenas, me pronar Esat Pajaziti, të hënën në mënyrë vullnetare, ka përkrahur stafin e komunës me masa mbrojtëse higjienike dhe çaj bimor.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Esat Pajaziti për këtë ndihmë të ofruar dhe ka shtuar se këto masa mbrojtëse do të përdoren për stafin e komunës të cilët janë në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë kohës.