Hoti: Sot Kurti nuk e shkarkoi Veliun por veten

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka folur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kurti nuk ka shkarkuar Veliun por veten tij.
“Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë”.
“LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të”.
“Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë. Sigurojmë qytetarët e vendit se asnjë veprim i yni që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre, përkundrazi do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e publik dhe stabilitetin politik të vendit”, ka thënë Hoti.