Motrat e njohura, Safete dhe Sahide Mustafa janë ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Ato janë të angazhuara me koncerte, dasma e ekrane televizive.
Sot, Sahidja feston ditëlindjen dhe bëhet 46 vjeç.
Motra e saj, Safetja i ka bërë një urim shumë të mirë.
“Urime ditëlindjen motër, pjesë e pandashme e shpirtit tim. Të paça gjithmonë pranë e festofshim bashkë momente gezimi e lumturie përmes këngës sonë, si atëherë, si tashti, edhe shumë mote”, ka shkruar ajo.