Urimi i Lladrovcit për 8 Mars: Faleminderit që na bëni krenar, çdo ditë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar gratë për festën e 8 Marsit.

Ai në urimin e tij, me nderim të veçantë kujton heroinen Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe të gjitha gratë që dhanë e po japin kontribut për vendin çdo ditë.

Urimi i plotë i Lladrovcit:

Në këtë ditë të shënuar, përgëzoj nënat, gratë e motrat që më përkushtim u vunë në shërbim të atdheut, u bënë krah i baballarëve, vëllezërve e burrave të vet, me pushkë e me pendë, në të gjitha mënyrat, për arritjen e lirisë së Kosovës.

Në këtë ditë, kujtojmë me nderim të thellë, heroinën Xhevë Krasniqi-Lladrovci, mësuesen dhe edukatoren, luftëtaren dhe bashkëshorten, që nëpërmjet personalitetit të saj edhe të gjitha gratë që dhanë kontributin për çlirimin dhe përparimin e vendit tonë.

Sot, kujtoj edhe ato heroina të ditëve të sotme që çojnë lart emrin e kombit shqiptar në shkencë, politikë, art, kulturë, sport, muzikë!

Faleminderit që na bëni krenar, çdo ditë!

Urime 8 Marsi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë