Ky person i rrezikshëm, kërkohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
BASHKIM (Arif) SOKOLI i lindur me 17.10.1965 në Gjakovë.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
1- (një) rast për veprën penale “VRASJE NE TENTATIVË”
1- (një) rast për veprën penale “VJEDHJE E RËNDË”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.