Nxënësit në Skenderaj qepin vetë uniformat për të kursyer familjet

Nxënësit e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” kanë ofruar edhe shërbime ndaj Shtëpisë së Shëndetit
Makinat e nuk po ndalen.
Secila nga këto nxënëse të shkollës profesionale ‘Qendra e Kompetencës’ po e kryejnë nga një detyrë.
Uniformat që po i qepin, u takojnë nxënësit e tjerë të kësaj shkolle të mesme në Skënderaj.
Të njëjtën po e bëjnë, me qëllimin që sadopak të kursejnë familjet e tyre.
Ideja që këto dizajnere të ardhshme ta bëjnë këtë punë, ishte e dy profesoreshave të dizajnit në këtë shkollë.
Lushtaku ka treguar edhe për entuziazmin e vajzave për këtë punë.
Ndërkohë, drejtori i shkollës, Armend Bajraktari ka treguar se si i sigurojnë materialet për këto uniforma.
Bajraktari ka treguar se si shkollë, kanë ofruar shërbime edhe ndaj Shtëpisë së Shëndetit në Skenderaj, duke qepur perde, çarçafë dhe mbuloja për dhomat e pacientëve.
Shkolla profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, ka 5 vite që merr këtë iniciativë, duke angazhuar nxënësit e saj.