Video-KEK-u i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit

Sezoni dimëror për Korporatën Energjetike të Kosovës ka filluar. KEK-u i ka bërë të gjitha përgatitjet që për sezonin e dimrit të prodhojë energji elektrike nga termocentralet e Kosovës.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka bërë me dije se KEK-u këtë viti i ka bërë remontet në kohën e pranverës.

“Për ndryshim nga vitet e tjera, remontet i kemi bërë këtë vit në pranverë. Pra i kemi bërë të gjitha përgatitjet që në kohën e dimrit të mos kemi asnjë problem sa i përket KEK për furnizim me energji elektrike. Kemi kthyer edhe blloqet që kanë qenë në remont, po ashtu i kemi bërë të gjitha përgatitjet që kanë të bëjnë me furnizim me thëngjill”, tha Thaçi sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se kanë rezerva të mjaftueshëm të thëngjillit në depozitë e KEK-ut. Sipas tij të gjitha planet janë kaluar nga ana e bordit.

Thaçi vlerësoi se termocentralet e Kosovës janë të vjetra, po do të jenë në shërbim të prodhimit të energjisë elektrike. “Maksimumi që mund të prodhon 800 megavat energji elektrike”, tha ai.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka folur edhe për avullin që dërgohet për nxehje në Prishtinë. Sipas tij çdo gjë është duke shkuar në rregull.

Ai ka folur edhe për ligjin e pagave, që është diskriminues ndaj punëtorëve të KEK-ut. “Ky ligj është diskriminues ndaj punëtorëve të KEK-ut”, deklaroi ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë