Fillon implementimi i projektit që synon fuqizimin e administratës publike

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) ka organizuar konferencën e parë të Projektit të Partneritetit Institucional me Ministrinë Federale të Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energji (BMWi), raporton EkonomiaOnline.

Menaxherja e projektit Sabine Reinkobet, tha se duhet bërë baza studimore edhe në Gjermani për të parë se si funksionon administrata atje dhe ato përvoja të sjellën edhe në Kosovë, në funksion të një administrate efikase dhe efektive.

“Ne mund të mbulojmë laramani të madhe të gjërave siç po bëjmë për digjitalizimin për infrastrukturën, punojmë edhe në ligjin e prokurimit dhe konkurrencës. Kur flasim për partneritetet ne flasim për krijimin e besimit dhe krijimin e strukturave efiçiente, trajnimet janë të rëndësishme ne jemi të interesuar në trajnimin e punonjësve të administratës publike”, tha ajo.

Klaus Erdmann, udhëheqës i Projektit, tha se tashmë kanë filluar edhe zyrtarisht partneritetin me Institutin e Kosovës për Administratë Publike dhe se presin rezultate konkrete.

“Tash kemi arritur momentin kur mund të fillojmë partneritetin zyrtar me IKAP-in, Zhvillimi i partneritetit me institucione sidomos me energjinë ka qenë shumë e mirë, por ideja është tek qëndrueshmëria.  Ne kemi menduar të zbatojmë kapitullin 1,3,5,8 dhe të mendojmë për qëndrueshmërinë dhe të shohim se çka kanë nevojë institucionet. Ajo që na duhet është bashkërendimi, lidhjet e trajnimit me punën profesionale por edhe infrastrukturën e duhur”, tha ai.

Refike Sulçevski, drejtoreshë e IKAP-it, e vlerësoi këtë bashkëpunim me BMWi-në, ndërsa shtroi edhe kërkesat dhe nevojat në mënyrë që të ketë ngritje të cilësisë së administratës publike.

“IKAP do të jetë përballe disa sfidave, reforma e administratës publike. Shërbimi civil i është nënshtruar një reformë e thellë dhe neve na presin sa më shumë angazhime se sa në ligjin e mëparshëm.  Integrimi evropian dhe obligimet e IKAP-it, bashkimi evropian parasheh administratë të fortë. Rritja e cilësisë së trajnimit, jemi duke i kushtuar rëndësi kutikulës, nevojitet infrastrukturë më e mirë, rritja e burimeve financiareve. IKAP si institucioni kryesor për trajnime ka nevojë të avancojë me bashkëpunim me institucionet e administrimit civil”, tha ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë