Efekti i protestës për bursa, ministri Shyqiri Bytyqi i fton në takim studentët

Studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Rektoratit në shenjë pakënaqësie për konkursin e përfitimit të bursave nga kjo ministri, shkruan Zëri.

Ky Fakultet së bashku me Fakultetin e Arteve, disa drejtimeve të mjekësisë dhe fakultetin e Edukatës Fizike janë përjashtuar nga Konkursi i MAShT-it për bursistë.

Ndërsa ka qenë ministri Shyqiri Bytyqi ai i cili para pak çastesh i ftoi në takim përfaqësuesit e studentëve.

Ata në një takim të mbyllur me ministrin pritet që ti shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me përjashtimin e tyre nga marrja e bursave që jepen nga MAShT-i.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë