Komuna e Drenasit po harton Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2020-2025

Komuna e Drenasit është duke hartuar Planin Lokal të Veprimit në Mjedis për vitet 2020-2025, ku edhe e ka bërë prezantimin e PLVM-së në sallën e Kuvendit Komunal.

Këtij drafti të bazuar ligjërisht tani i mungon pjesa e përcaktimit të aktiviteteve, afateve kohore dhe përgjegjësve për implementim, për çfarë edhe janë thirrur grupet punuese, në të cilën ka përfshirje edhe shoqëria civile, në mënyrë që këtij plani t’i shtohen pikat konkrete, përmes vërejtjeve, sugjerimeve, propozimeve edhe atë, në afat sa më të shkurtër kohor.

Ky plan gjatë ditëve në vijim, do të plotësohet me të dhëna të përditësuara nga grupet punuese, sidomos ata institucional, por duke përfshirë edhe shoqërinë civile, si akterë kontribues në hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis për Komunën e Drenasit.

Në përmbyllje të këtij drafti, pas ndryshimeve dhe plotësimeve të lartcekura që duhet të bëhen, më pas do të ketë debat publik me qytetarë që të japin vërejtjet, komentet e sugjerimet, në mënyrë që plani të jetë sa me profesional dhe që të kontribuoj në përmirësimin e mjedisit në Komunën e Drenasit për vitet 2020-2025.

Në ditët në vijim, me kohë do të njoftoheni për mbajtjen e debatit publik, përkatësisht, kohën dhe vendin, ku do të diskutohet për Planin Lokal të Veprimit në Mjedis për Komunën e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë