Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Labinot Halilaj më datë: 26/09/2019 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të datës 26.07.2019
2. Propozim vendim i buxhetit Komunal për vitet 2020-2022
3. Propozim vendim për ndryshimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete
4. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës Janar – Qershor 2019
5. Propozim vendim për plotësimin e ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë
6. Raport periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
7. Prezantimi dhe aprovimi i anëtarëve nga Komisionet e tri Komiteteve Konsultative për konkurrentët e përzgjedhur në bazë të konkurseve
8. Të ndryshme

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë