Këta janë kandidatët për deputetë të Nisma’s nga Drenasi

NISMA Socialdemokrate – dega në Drenas ka nominuar kandidatët për Deputet të Kuvendit të Republikes së Kosovës, raporton DrenicaOnline.
Janë gjithsejtë katër anëtarë të propozuar, mirëpo në fund do të vendos kryesia e partisë.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Drenasit, të dashur anëtarë dhe përkrahes të NISMA Socialdemokrate, në kuader të angazhimit dinamik të degës në përgatitje për zgjedhjet nacionale, sot u mbajtë mbledhja e kryesisë së degës ku njezëri u vendos që kandidatë nga dega e Drenasit për Deputet të Kuvendit të Republikes së Kosovës të jenë kandidatët si në vijim:
1. Isa Xhemajlaj – Kryetar i degës
2. Liman Krasniqi – Inxhinier i Arkitektures, Afarist
3. Qendresa Xhema – Ekonomiste
4. Hajrie Shala-Gashi – Pedagoge
NISMA Socialdemokrate është në fazen kulminante të mobilizimit duke konfirmuar gatishmerinë e degës për fitoren e madhe me Fatmir Limajn – Kryeminister i Republikes së Kosovës.
Urime dhe suksese të përbashketa
#NISMA+10
#FATMIRLIMAJ-Kryeminister i Republikës së Kosovës