Qytetarët nuk presin shumë nga zgjedhjet e 6 tetorit

Liderët politikë në Kosovë kanë filluar avazin e premtimeve, ani pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar.

Vende të reja të punës, luftim të korrupsionit, liberalizim vizash e premtime të tjera të shumta nga pretendues të subjekteve politike, secili më të mëdha se tjetri.

Mirëpo këto fjalë të mëdha të politikanëve duket sikur nuk po u bëjnë më përshtypje qytetarëve të Kosovës.

Derisa kanë folur për gazetën “Zëri” disa prej qytetarëve janë shprehur skeptikë se zgjedhjet e reja të pritshme do të sjellin ndryshime të dukshme.

Përkundrazi, ata konsiderojnë se situata do të mbetet sërish e njëjtë edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por ka nga ata që thonë se ndryshimi vjen vetëm nëse do të ndërrohej kasta politike ose edhe nëse qytetarët vendosin t’u japin shans liderëve, të cilët nuk kanë pasur rastin të dëshmohen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë