Dy senatorë amerikanë sot vizitojnë Kosovën

Senatorët amerikanë, republikani Ron Johnson dhe demokrati Chris Murphy do të vizitojnë sot Kosovën.

Në Prishtinë ata do të takohen me të gjithë udhëheqësit politikë, presidentin Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbi.

Të martën për vizitë në vendin tonë ishte deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer i cili u takua me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë