Informim publik nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton amvisëritë dhe bizneset e dy lagjeve Çikatovë e Re dhe Feronikeli që në bashkëpunim me KRM “Pastrimi” dhe OJQ “Green Art Center-Prishtina”, do të vazhdoj me plotësimin e shpërndarjes së shportave 240 L, të cilat janë të dedikuara për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme letër, plastikë dhe alumin-kanaqe.

Pastaj do të vazhdoj zgjerimi në dy zona-lagje tjera, konkretisht një pjesë të lagjes Poklek i Ri dhe një pjesë e lagjes së Komoranit.

Në bazë të plan programit kjo është agjenda e paraparë për shpërndarje të shportave 240 L:

Lagja Çikatove e Re dhe Feronikel 06.09.2019
Lagja Poklek 13.09.2019
Lagja Komoran 20.09.2019
“Green Art Center-Prishtina” në bashkëpunim më DSHPE dhe KRM “Pastrimi”, janë duke vazhduar me informim derë me derë në amvisëri dhe biznese me anë të fletushkave informuese, duke i njoftuar rreth procesit të ndarjes së mbeturinave dhe rëndësisë së ndarjes së tyre në burim.

Projekti “Zbatimi i Skemës së Ndarjes së Mbeturinave të Riciklueshme në Burim” e cila është e financuar nga organizata qeveritare gjermane GIZ, është duke marrë formën e duhur në komunën tonë, me të cilën synojmë që në të ardhmen e afërt të përfshijmë tërë territorin e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë