Mbështetje për arsimin në Drenas nga Finlanda, Gjermania dhe Austria

Në shtator, mësimdhënës nga Finlanda, mbajnë mësim në shkollat tona.

Në shtator, 10 nxënës nga Drenasi marrin pjesë në Kampin Veror në Gjermani.

Nga viti i ardhshëm mësimdhënësit e Drenasit do të ndjekin seminare, konferenca për mësimdhënie në Austri.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se ishte i nderuar të pres në Drenas, koordinatoren e projektit arsimor Gjermani-Kosovë, znj. Kerstin Zielosko-Labonte nga Gjermania, si dhe shefen e zyrës ndërkombëtare të projekteve Erasmus+, znj. Marina Grogger nga Salzburgu i Austrisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me zyrtaret gjermane dhe austriake diskutuam për arsimin në Drenas, format dhe mënyrat e mbështetjes dhe bashkëpunimit. Të dy zyrtaret dhe njohëset e thella të fushës së arsimit dhe reformave në arsim, më ofruar mbështetjen e tyre për shkollat tona.

Isha i lumtur dhe krenar të dëgjoj nga znj. Labonte, se ajo ka mbajtur një test sipas standardeve ndërkombëtare në gjimnazin e Drenasit, pastaj testet janë korrigjuar në Gjermani nga zyrtarë me përvojë shumë të madhe. Rezultatet e nxënësve të Drenasit kanë qenë bindshëm më të mirat, nga të gjitha shkollat, ku janë mbajtur këto teste. Për arsye të rezultateve të larta në test, 10 nxënës nga Drenasi kanë fituar bursë për të marr pjesë në Kampin Veror në Gjermani në shtator të këtij viti.

Përmes znj. Zielosko-Labonte mora dy ftesa, njërën nga qyteti Schwäbisch Gmünd, ku mbahet Kampi Veror dhe tjetrën nga shoqata për arsim në Shtutgart “Education Unlimited“ për vizitë në këtë qytet, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të Drenasit dhe institucioneve të ndryshme arsimore në Gjermani. Gjatë vizitës do të takoj zyrtarë të lartë të fushave të ndryshme.

Nga zyrtarja austriake znj. Marina Grogger, udhëheqëse e zyrës ndërkombëtare e institucionit Erasmus + si dhe koordinatore e projekteve morëm mbështetje për shkollat e Drenasit. Qysh në fillim të vitit të ardhshëm, mësimdhënës nga shkolla të Drenasit, sidomos, ata nga shkollat e mesme do të kenë mundësinë të ndjekin seminare, konferenca, trajnime të ndryshme në Austri. Gjithashtu diskutuam mundësinë e organizimeve të tilla edhe në Drenas.

Në shtator, mësimdhënës nga Finlanda, me përvojë shumë të madhe në shkolla dhe universitete, jo vetëm në Finlandë, por edhe jashtë saj do të mbajnë mësim në shkollat e Drenasit për nxënës të talentuar sidomos në gjuhët e huaja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë