Feronikeli me stërvitje intensive në prag të derbit me Prishtinën

Dita e shtunë do të jetë dita e derbit të IPKO Superligës së Kosovës, ku në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ballafaqohen Feronikeli dhe Prishtina.
Klubi i Feronikelit po ndjek intensitet të lartë të stërvitjeve, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur për derbin e fundjavës.
Takimi ku do të luftohet për tri pikë deri në minutat e fundit, do të fillojë prej orës 16:00.
Shpresojmë që edhe të shtunën, ashtu si çdo herë tjetër të kemi përkrahje masive nga tifozët, pasi që ndeshjet e veçanta, kërkojnë gjithmonë atmosferë të veçantë.
Prishtina e ka zhvilluar vetëm një takim këtë stinor të ri të IPKO Superligës, kurse Feronikeli tashmë ka zhvilluar dy xhiro dhe kjo ndaj Prishtinës do të jetë e treta.