Digjet një veturë në afërsi të Parkut Industrial në Drenas

Një veturë në afërsi të Parkut Industrial të Drenasit është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.
Në redaksinë e Gazetës Express, lexuesit kanë dërguar disa fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, derisa këta të fundit sic shihet nga pamjet ende nuk kanë shkuar në vend të ngjarjes.