Lajm i zi për Drenasin, vdes nënkryetari i komunës

Ka vdekur sot në mëngjes veprimtari, atdhetari dhe ideologu i çështjes kombëtare, Gani Sylaj, raporton DrenicaOnline.
Sylaj së fundi ka qenë nënkryetar i Komunës së Drenasit. Lajmin e hidhur e ka dhënë kreu i Drenasit Ramiz Lladrovci.
Ai nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka thënë se nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim. Lladrovci u ka shprehur ngushëllime familjes Sylaj.
Njoftimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, në mëngjes u nda nga ne fizikisht, veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj.
Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.
Nga sot, radhët e armatës së shtetndërtuesve, i mungon një nga emrat më të shkëlqyer, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi ndërtimit të vendit, debatit demokratik në komunën tonë dhe përhapjen e kulturës demokratike, për debat, për avancim të kulturës tonë politike.
Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Syla, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tonë!