Lladrovci: Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime Bajrami!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve mysliman.

Pas muajit të përkushtimit, sakrificës dhe solidaritetit, të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që agjërimi të jetë pranuar për agjëruesit dhe dëshiroj për secilën familje për festën e Bajramit të ketë begati, paqe e harmoni.

Urimin e parë të Bajramit, ia bëj nënës Ki, e nëpërmjet saj uroj po ashtu të gjithë prindërit e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë tonë, familjarët e të pagjeturve, invalidët dhe veteranët e luftës, të cilët kontribuuan që sot të lirë, mund të festojmë.

Uroj që shteti të forcohet dhe qytetarët tanë të jenë të lumtur dhe ushqejnë solidaritetin, besimin dhe tolerancën, vlerat më të mira të kombit tonë, Urime dhe gëzuar Bajrami!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë