Raporti i Progresit: Numri i madh i zëvendësministrave po ndikon në kredibilitetin e Qeverisë

Kosova ka bërë progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me Bashkimin Europian, vlerësohet nga Komisioni Europian në Raportin e Progresit për vitin 2019.
Në raport është specifikuar përmirësimi i kuadrit ligjor në fushat e sundimit të ligjit dhe administratës publike, njofton Klan Kosova.
Megjithatë pavarësisht kësaj sa i përket kritereve politike pati ngecje:
”Një numër i masave dhe vendimeve ad-hoc nuk ishin në përputhje me objektivat e deklaruara të reformës të qeverisë. Madhësia e tepruar e qeverisë, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të numrit të zëvendësministrave, ka vazhduar të ndikojë në kredibilitetin dhe efektivitetin e saj”.
Veç kësaj është vlerësuar dobët performanca e deputetëve në Seancat Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, gjë të cilat kanë shkaktuar vonesa në veprimtaritë legjilative, njofton Klan Kosova.
”Kuvendi ishte në gjendje të ndërtonte shumicën për disa çështje strategjike kyçe për Kosovën, siç tregohet nga ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe miratimi i reformave legjislative të rëndësishme në BE. Megjithatë, Asambleja vazhdoi të vepronte në një kontekst politik shumë të polarizuar dhe mbetën dobësitë në funksionimin e saj të përgjithshëm, siç dëshmohet dukshëm nga mungesa e vazhdueshme e kuorumit, duke rezultuar në vonesa në veprimtarinë legjislative”.
Po ashtu theksohet se ka pasur progres të kufizuar në adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe komunale të mbajtura në vitin 2017, njofton Klan Kosova..