Nga sot mund të qarkulloni në autostradën 700 milionëshe

Është lëshuar për qarkullim autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Hanin e Elezit.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.

Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 706 milionë euro.

Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse lartësia maksimale është 83 metra.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë