Lladrovci ndan mirënjohje postmortem për Hashim Shalën

Sot, kryetari i së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndau mirënjohje postmortem për Hashim Shalën me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në kultivimin e këngës shqipe”.
Mirënjohjen e pranuan Mirlind Shala dhe Naim Shala, djemtë e këngëtarit Hashim Shala.
Hashim Shala lindi në vitin 1936 në fshatin Vërbovc të Komunës së Drenasit. Rapsodi Shala për shumë vite me radhë ishte mbledhës i folklorit shqiptar në anën e Drenicës, krijoi dhe kultivoi zhanrin e muzikës burimore folklorike dhe ishte pjesëmarrës në shumë festivale të muzikës burimore.
Rapsodi Shala ndërroi jetë më 19 shtator të vitit të kaluar në moshën 82 vjeçare.