Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të ruajnë ambientin

Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të ruajnë ambientin dhe të mos djegin goma apo materiale tjera me rastin e festës së 1 Majit.

Djegia e gomave apo materialit tjetër, është e ndaluar me ligj dhe e dënueshme, ndaj ftohen qytetarët të mos lejojnë ndotjen e ambientit, por të ruajnë atë, njëherit Komuna e Drenasit, fton qytetarët të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe inspektorët komunal për të ndërmarr masa për shkelësit e ligjit.

Ambienti është vendi ku jetojmë, ndaj duhet me çdo kusht ta ruajmë atë dhe të mos e ndotim me djegie të gomave dhe materialeve tjera.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë