Përmbledhje, çka ndodhi në Samitin e Berlinit?

Berlini është vendi nikoqir ku është mbajtur samiti me të njëjtin emër. Ky samit i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor.

Temë e këtij samiti, ndër të tjera do të jetë edhe dialogu mes Kosovës e Serbisë.

 

 

E liderët e shtetit kosovarë, kanë pasur një agjendë të ngjeshur gjatë ditës.

Ata në një konferencë për media pas takimit që e mbajtën në Ambasadën e Kosovës në Gjermani mirëpo të njëjtin nuk është se dhanë edhe shumë detaje.

Liderët e Kosovës, presidenti dhe kryeministri pas një kohe të gjatë kanë dalë në konferencë së bashku, mirëpo të njëjtin nuk pranuan të përgjigjen nëse ky takim mes tyre do të thotë se edhe kanë arritur që të koordinojnë qëndrimet e tyre, të ndara tash e një kohë lidhur me dy çështje, korrigjimit të kufijve dhe taksës, përcjellë Indeksonline.

E ashtu siç shkuan në Berlin, krerët e Kosovës së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, u panë të dakorduar për atë se çfarë kishin qëllim atje.

“Kosova do të jetë fokusi kryesor i këtij takimi”, ka theksuar ndër të tjera Rama.

Para se të pritnin liderët e Ballkanit Perëndimor, dy nikoqirët e Samitit të Berlinit, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron dolën në një konferencë për media.

Nag aty ata theksuan rëndësinë e këtij takimi, e veçanërisht për vendet si Kosova dhe Serbia.

Duke e ndërlidhur me arritjen e një marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë, Merkel dhe Macron kërkuan që gjatë arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të lihen anash emocionet.

I pari që është pritur nga kancelarja gjermane dhe presidenti francez, ka qenë Hashim Thaçit.

Në një postim në Facebook, Thaçi ndau disa fotografi nga pritja.

Takimin mes liderëve të rajonit e ka cilësuar të rëndësisë së veçantë, kryeministri Ramush Haradinaj, derisa ka postuar disa fotografi nga pritja që i është bërë atij nga Merkel dhe Macron.

“Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike”.

Ndërsa në një status më të gjatë është paraqitur Thaçi, teksa bëri të ditur se çfarë ka deklaruar në hapje të takimit.

Aty Thaçi ritheksoi edhe njëherë se arritja e një marrëveshje është e pamundur nëse Kosova nuk njihet si shtet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar. Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme. Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!”, shkroi Thaçi në Facebook.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga nikoqirët e Samitit të Berlinit që të ndihmojnë Kosovën të mbrojë të drejtën e shtetësisë dhe integritetit territorial në Bashkimin Evropian.

Haradinaj është shprehur i gatshëm që qysh sot të zgjidh të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i ekzekutivit ka shprehur nevojën për hapjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e jo siç tha ai, krijimin e kufijve të rinj.

Pas përfundimit të takimit, liderët e Ballkanit, pozuan për një fotografi të përbashkët. Ajo që është vërejtur në këtë fotografi, është flamuri i Kosovës krahas flamujve të shteteve të tjera të rajonit.

Mirëpo përkundër një dite të gjatë, edhe nga ky takim i liderëve nuk është arritur ndonjë rezultat konkret.

Takimi i radhës pritet të mbahet më 1 korrik në kryeqytetin francez. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë