I riu nga Drenasi iku në Gjermani për jetë më të mirë, ditën e parë të punës gjenë vdekjen

Hajdin Thaqi nga fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit me 23 prill mori rrugën për në Slloveni, e prej aty në Gjermani, një shpresë për jetë më të mirë.
Por, shpresa për një jetë më të mirë iu shua përfundimisht dje, në ditën e parë të punës, ku ai duke punuar në ndërtimtari, tragjikisht edhe vdes.
I ndjeri punonte që një kohë në një restorant në Drenas, por, që këtë punë e la për një pagë dhe jetë më të mirë jashtë vendit.
Familja është tronditur nga vdekja e Hajdinit, derisa ende nuk dihet se kur do të kthehet trupi i pajetë në Kosovë.
I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë./Indeksonline/