Zgjedhjet e PDK-së në Negroc. Ferat Shala: Me Dekadën e Re do të jemi edhe më të fortë

Partia Demokratike e Kosovës është futur në proces zgjedhor.
Në shumë komuna tashmë ka përfunduar procesi nga i cili kanë dalë strukturat e reja.
Garë po zhvillohet edhe në Drenas.
Sonte zgjedhjet e brendshme janë mbajtur në nëndegen Negroc.
I pranishëm ishte edhe ish ministri Ferat Shala, i cili ka falenderuar anëtarët e kësaj nëndege për mbështetjen që po i japin PDK-së.
Postimi i Shalës:
Procesi i brendshëm zgjedhor për degën e PDK-së në Drenas, sot ka vazhduar në nëndegën e Negrovcit.
Faleminderit anëtarëve, simpatizantëve dhe përkrahësve të kësaj nëndege për mbështetjen, besimin dhe kontributin që për 20 vite me radhë i dhanë PDK-së dhe qëndruan të palëkundur në vizionin e saj.
Me Dekadën e Re do të jemi edhe më të fortë dhe më të konsoliduar.
9