Rehabilitohen rrugët kryesore në qytet dhe vendosen shenjat e komunikacionit
Me përmirësimin e kushteve atmosferike, Drejtoria e Shërbimeve Publike ditëve të fundit ka shtuar edhe intensitetin e punës për rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara gjatë si pasojë e kushteve atmosferike gjatë dimrit.
Në këtë vazhdë, përveç rehabilitimit të rrugëve, në komunën e Drenasit po vazhdon edhe projekti për vendosjen e shenjave te komunikacionit në ato vende të cilat janë të parapara sipas rregullave të komunikacionit me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së sigurisë rrugore.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Komuna e Drenasit inkurajon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të bëjnë ngasje të sigurt, të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, të jenë të përgjegjshëm dhe të veprojnë në përputhje me rregullat e trafikut, pa rrezikuar jetën e askujt, të tyren, të ngasësve tjerë apo të kalimtarëve të rastit.