Ramiz Lladrovci: Kur flet Drenica, e ndien krejt Kosova!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar procesin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së në Drenas. Ai ka thënë se kur flet Drenica e ndien e gjithë Kosoca.

Statusi i Lladrovcit:

Procesi zgjedhor në Drenas, si kurrë më parë, nga masiviteti, pjesëmarrja e cilësisë së qytetarëve, profesionistët e të gjitha fushave, aktivistë, simpatizantë dhe qytetarë besnik të përkushtuar të PDK-së, për Dekadën e Re dhe vizionit të liderit tonë, Kadri Veselit.

Hapësirat e planifikuara për procesin zgjedhor në ambientet gjithandej në komunën tonë, ishin tepër të ngushta për të zënë të gjithë të interesuarit. Për këtë mrekulli zgjedhore, shembull është procesi i sotëm në Gradicë, Komoran 2, Negroci, Pokleku i Ri dhe në Vërboc, ishin tubime të jashtëzakonshme dhe shembull për demokracinë në vendin tonë.

Po aq madhështore, tubimet zgjedhore ishin për shembull në Korroticë e ultë, Gllobari, Shtrubullova, Godanc, Zabeli i Epërm, Zabeli i ultë dhe Komorani 1. Për gjithë këtë aktivitet, mirënjohje e veçantë për strukturat qendrore dhe lokale të ngarkuara për procesin e brendshëm zgjedhor. Deri të mërkurën, sipas agjendës, pritet të mbyllet i gjithë procesi zgjedhor.

Ne jemi gati për Dekadën e Re, ne jemi gati të përcjellim mesazhin e Dekadës për besim, zhvillim dhe integrim. Drenica është gati për Dekadën e Re!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë