LLadrovci e Jashari vizituan atelietë ku po ndërtohen shtatoret

Jashari e Lladrovci  vizituan atelietë ku po ndërtohen shtatoret

Kryetari i Komunës së Drenasit së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt kanë vizituar atelienë e skulptorëve, Ylber Krasniqi dhe Sabri Behramit, për të parë ecurinë e finalizimit të shtatoreve për sheshin e Drenasit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Drenasit , Ramiz Lladrovci.

“Shtatorja e Bacës Shaban, është në fillim të punës. Ne do të jemi afër, për të përcjellë këtë vepër madhështore, ashtu siç ishte Baca Shaban, i urtë, trim dhe heroik, sepse, rriti dhe edukoi bijtë e vet dhe familjen emblemë të kombit tone”, ka shkruar Lladrovci.

Ai duket se ëshët ndarë i kënaqur shumë me shtatoren e finalizuar të heroit Bedri Shala, ndërsa ka bërë të ditur se shtatoret e Rasim Kiçinës dhe Ilaz Kodrës, tashmë janë në proces të kthimit në bronz.

Për çdo shtatore, familja konsultohet për çdo detaj duke marrë miratimin edhe finalizohet.

“Shtatoret e heronjve tanë, janë porosia jonë për brezat se sa e vlefshme është liria jonë, shteti ynë”, ka shkruar më tuje ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë