Fotografi nga përkujtimi i 20 vjetorit të masakrës së Lybeniqit

Shumë qytetarë e fytyra publike u mblodhën sot në Lybeniq të Pejës, të gjithë në përkujtim të 80 të rënëve në masakrën e bërë nga serbët 20 vite më parë.
Më 1 prill të vitit 1999, njësitë paramilitare serbe rrethuan dhe më pas hynë në brendësi të fshatit ku pasi tubuan banorët , ata i ndanë burrat dhe gratë duke i ekzekutuar më vonë në mënyrat më çnjerëzore.
Këto janë pamjet nga homazhet që u bënë sot në Lybeniq të Pejës./Indeksonline/














