Prilli, muaji i ftesave nga Gjykata Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media. Në konferencë, është prezantuar i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Rrahim Hashimi.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka paralajmëruar valë të madhe të ftesave nga Gjykata Speciale.

“Në muajin prill pritet të ketë dhjetëra ftesa të reja nga Gjykata Speciale për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftoj të gjithë bashkëluftëtarët që t’i përgjigjen kësaj gjykate. Është e padrejtë e madhe për të dësmuar për luftën e pastër të UÇK-së” ka thënë Gucati./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë