Kryetari Lladrovci pranon ekzemplarin e librave nga shkrimtari Riza Greiçevci

Të mërkurën, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim shkrimtarin e njohur nga Drenasi, Riza Greiçevci i cili edhe i ka dhuruar ekzemplarin e librave kushtuar Jasharajve të Prekazit dhe ekzemplarin me poezi.
Shkrimtari Greiçevci i ka dhuruar ekzemplarin e librave “20 vjet të Epopesë së UÇK-së – Jasharët” dhe ekzemplarin e librave me poezi nga autori.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar shkrimtarin Greiçevci për ekzemplarin e këtyre librave dhe ka uruar që të vazhdoj me pasurimin e librave të tjerë për gjeneratat e reja.