E dhimbshme: Fillon të shkatërrohet shkolla që u mbyll në fshatin Abri të Drenasit (FOTO)

Ka filluar të shkatërrohet shkolla në fshatin Abri të Drenasit, e cila u mbyll në muajin shtator të vitit 2018.
Me një vendim nga Komuna e Drenasit dega e shkollës “Shotë Galica” në Abri ishte mbyllur dhe nxënësit e kësaj shkolle ishin transferuar në shkollën qendrore të këtij fshati, ndërsa ky vendim bëri që mbi një muaj nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle të protestojnë kundër këtij vendimi.
Banorët e fshatit Abri thanë për portalit Drenica Press se përveç se kjo shkollë ka mbetur shkretë pa nxënës, tani ajo ka filluar edhe të shkatërrohet duke ju thyer xhamat, ndërsa hapërira e shkollës tanimë ka filluar të mbushet me mbeturina dhe është në rrezik të shkatërrohet në vazhdim.
Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të ndërmerr komuna e Drenasit lidhur me fatin e kësaj shkolle.