Lladrovci përkujton dëshmorët Meha, Lushtaku, Qorraj e Kodra

Janë përkujtuar dëshmorët Beqir Meha, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj, dhe Avdullah Kodra, në 20 vjetorin e rënies. Akademia përkujtimore është mbajtur në Skenderaj ku pjesë e saj ishte edhe kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit:

Sot, me Akademi përkujtimore në Skenderaj, kemi përkujtuar dëshmorët Beqir Meha, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj, dhe Avdullah Kodra, në 20 vjetorin e rënies.

Sakrifica e djeshme për liri, duhet të na vije edhe si detyrim me energji të reja, për të realizuar idealin e të rënëve, për shtet të përparuar dhe ku sundon ligji.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë