Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, më datë 27/03/2019 (e mërkurë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës;

Thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt. 27.02.2019
2. Propozim Vendim për Aprovimin e Programit Komunal Tre Vjeçar për Banim për periudhën 2019-2021, i plotësuar.
3. Propozim Vendim për plotësimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Drenasit.
4. Propozim Vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Arsim , Kulturë Rini dhe Sport.
5. Propozim Vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
6. Propozim Vendim për rritjen e të hyrave vetanake nga viti 2018.
7. Propozim Vendim për bartjen e të hyrave vetanake.
8. Propozim Vendim për formimin e ndërmarrjes publike, nga ish NP ”Kosova Trans” në ndërmarrje Publike Lokale, Stacioni i Autobusëve-Gllogoc, Shoqëri Aksionare.
9. Propozim Vendim për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Ilaz Kodra e Bedri Shala në sheshin “ Fehmi Lladrovci”.
10. Propozim Vendim për lejimin e rrënimit të objektit që ndodhet në parcelën 767-5, në zonën kadastrale në Drenas, ish objekti për sigurime sociale.
11. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë