Lladrovci tregon se Japonia do ta ndihmojë Drenasin, kjo pajisje pritet të vij së shpejti

Japonia do ta ndihmojë shëndetësinë në Komunën e Drenasit. Kështu ka thënë kreu i Komunës, Ramiz Lladrovci. Sipas tij, Japonia do t’ia dhurojë Drenasit një mamograf, pajisje kjo që shërben për identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Statusi i plotë:

Japonia është vend mik që na ka përkrah në të gjitha etapat e historisë tonë të re. Jam falënderues, në veçanti për donacionin që sot e kam nënshkruar, për shëndetësinë tonë komunale.

Mamografi është pajisja e cila identifikon shenjat e hershme të kancerit të gjirit dhe së shpejti do të jetë në shërbim të nënave, motrave e grave tona.

Për dy vjet, ne kemi bërë avansime në shëndetësi, ndër to edhe shërbime shëndetësore 24 orë në dy qendra. Ne nuk do të ndalemi të punojmë për realizimin e zotimeve tona!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë