Edhe pas 15 vjetëve s’dihet si ranë në Ibër tre fëmijët e Çabrës

Pikërisht para 15 vjetëve 19 qytetarë të Kosovës humbën jetën në trazirat e marsit.

Gjithçka nisi me mbytjen e fëmijëve në Çabër, për të cilët ende nuk është sqaruar si ranë në lumin Ibër.

Para 15 vjetësh rrjedha e lumit Ibër ua mori jetën tre fëmijëve nga Çabra.

Zaim Deliut këto valë të Ibrit ia kujtojnë të birin e ndjerë. Ai ende beson se vogëlushët nga frika ia mësynë ujit.

Kjo ngjarje u bë shkas që të eskalojë situata në gjithë Kosovën për të nisur një konflikt i ri në mes të dy etnive ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë.

Këtë nuk e donin familjarët e viktimave, andaj edhe kishin apeluar për qetësi. Por ata ende i brengos diçka.

“U bënë 15 vjet dhe ende nuk u gjetën ata njerëz që i kanë sulmu”, tha Deliu.

Një mësimdhënës e kujton se si u organizuan bashkëfshatarët kur ndodhi ngjarja.

Ai thotë se forcat e rendit e kishin mësyrë Çabrën menjëherë pas ndodhisë dhe kishin arritur ta merrnin situatën nën kontroll por se ndodhi diçka më e madhe.

Në këtë periudhë të njohur si trazirat e marsit u dogjën shumë objekte fetare. E gjitha zgjati katër ditë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë