Lladrovci krenar me punën që bëjnë gratë, merr shëmbull drejtoreshat në Komunë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar sot ministren e Integrimeve Dhurata Hoxhën. Ai ka thënë se gratë, në historinë tonë të re, kanë qenë po aq kontribuuese për lirinë tonë sa edhe burrat, sepse ishin nëna që edukuan dhe ngritën armatën e çlirimtarëve që dolën në vijën e parë të ballafaqimit me okupatorin për liri, por edhe ishin krah i baballarëve, vëllezërve e burrave të vet në vijat e frontit.
Statusi i Lladrovcit:
Takimi në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, me Ministren e Integrimit Dhurata Hoxha, ishte rast të flasim për punën tonë në komunë, në veçanti për drejtoreshat tona që përbëjnë shumicën në krye të drejtorive të Drenasit.
Gratë, në historinë tonë të re, kanë qenë po aq kontribuuese për lirinë tonë sa edhe burrat, sepse ishin nëna që edukuan dhe ngritën armatën e çlirimtarëve që dolën në vijën e parë të ballafaqimit me okupatorin për liri, por edhe ishin krah i baballarëve, vëllezërve e burrave të vet në vijat e frontit.
Ashtu si për të djeshmen, unë jam krenar sot me punën e drejtoreshave, besoj se këtë e kanë thënë shumë herë para meje edhe qytetarët tanë dhe instancat që përcjellin pushtetin lokal!