Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së në Drenas

Të hënën në Komunën e Drenasit është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ku j ku janë disktuar tema lidhur me zhvillimet në komunën e Drenasit.

Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, monitorues nga OSBE-ja dhe përfaqësues nga KFOR-LMT9.
Mbledhja filloj me këtë rend dite;

Procesverbali i mbledhjes së jashtëzakonshme të KKSB-së, dhe diskutim për rastin i cili ishte tema kryesore e mbledhjes së mbajtur me 07.02.2019;
Draft plani i punës së KKSB-së për vitin 2019;
Draft orari i punës së KKSB-së për vitin 2019;
Diskutim lidhur me shqetësimet e qytetareve rreth vjedhjeve të shtëpive;
Diskutim lidhur me shqetësimet e qytetareve në lidhje me qentë endacakë;
Diskutim lidhur me zjarret fushore dhe malore;
Te ndryshme.

Procesverbali i mbledhjes së kaluar u miratua unanimisht pa vërejtje, ndërsa sa i përket edhe pikës 2 dhe 3 të rendit të ditës u vendos që ditët kur do të mbahen mbledhjet e ardhshme të KKSB-së të jenë ditët si në vijim: e martë, për muajin prill, e mërkurë për qershor, e enjte për muajin gusht dhe prapë e martë për tetor dhe e mërkurë për muajin dhjetor të këtij viti. Ndërsa sa i përket orës së mbajtjes u vendos që për këtë vit të jetë ora 14.00.

Në pikën e katërt, përfaqësuesi i policisë së Drenasit, Arsim Shala shtoi se nga ana statistikore kemi një rënie të rasteve dhe përgjithësisht situata mbetet e qetë, por që kemi një rritje të shifrës së aksidenteve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kryetari Lladrovci kërkoi që të veprohet më me vendosmëri ndaj këtyre rasteve dhe kryesit të përgjigjen penalisht për veprimet e kryera dhe se jo të gjitha rastet po raportohen në polici. Gjithashtu u theksua se rasti i vjedhjes në Kishën e Llapushnikut nuk ka prapavijë fetare.

Për pikën e rendit të ditës në lidhje me qentë endacakë, Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi tha se buxheti është i centralizua, ani pse qentë endacakë paraqesin rrezik për sigurinë fizike dhe shëndetësore, pasi që ata janë bartës të infeksioneve të ndryshme. Ajo shtoj se veprimi ndaj kësaj dukurie është i centralizuar dhe inspektohet nga qeveria dhe njoftimet dhe të dhënat për adresim të kësaj çështjeje tek veterinari i autorizuar me kohë janë postuar në uebfaqen e komunës.

Sa i përket zjarreve, anëtari i KKSB-së, Arben Nika theksoj se janë shqetësuese dhe se inspektorati duhet të jetë më aktiv për këtë çështje dhe të bëjë kontrolle më të shpeshta. Kryetari Lladrovci tha se kryesit duhet të gjobitën sipas rregullores në fuqi. Edhe prerja e pyjeve u rendit si një fenomen shqetësues në Këshill nga anëtari i KKSB-së nga FSK-ja, Milaim Musliu. Kryetari Lladrovci tha se ne si Komunë kemi vepruar ne përputhje me ligjin ndaj kryesve të veprave dhe shprehu habinë se si individë me 92 raste të raportuara ende nuk janë dënuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë