Lladrovci jep lajm të mirë për qytetarët e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për financimin e tri projekteve tre vjeçare, për komunën tonë, me vlerë 1.200,000 euro. Marrëveshja është nënshkruas mes Lladrovcit dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, transmeton DrenicaOnline.
“Lajm i mirë për qytetarët e komunës tonë. Sot, me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje për financimin e tri projekteve tre vjeçare, për komunën tonë, me vlerë 1.200,000 euro dhe presim që ditëve në vijim të nënshkruajm edhe një aneks marrëveshje për financimin e projektit për rrugën Kroni i Mbretit në drejtim të Drenasit në vlerën prej 1.300,000 euro, pa i llogaritur mjetet e ndara edhe për rrugën me katër korsi, Polluzhë-Drenas-Komoran”, ka shkruar Lladrovci në faqen e tij në Facebook.
Ai ka thënë se si çdo herë, pjesa e punës tonë do të jetë shembullore, për cilësi, afate dhe realizim, konform marrëveshjeve. Ne nuk do të ndalemi së punuari!